Please enter at least 3 characters.

Mike Dean ka vendosur zyrtarisht të pensionohet - rikthehen momentet më qesharake të referimit të tij

2022/03/dean.jpg

Mike Dean ka bërë të ditur se do të pensionohet nga profesioni i gjyqtarit në fund të këtij edicioni.

Arbitri karizmatik po i jep fund karrierës së tij të pasur të referimit në Ligën Premier, duke lënë kështu kujtime të bukura në sportin më të ndjekur botë.

52 vjeçari ka gjykuar në Ligën Premier që nga viti 2000 duke qenë gjithmonë i vlerësuar për punën e tij.

Dean thuhet se do ta zë vendin e Mike Rileyt, si kreu i shoqatës së gjyqtarëve në Angli.

Duket se plani i tij është që të ketë ndikim më të madh në futbollin anglez, por që natyrisht se do të ndihet mungesa e reagimeve të tij në fushë. /Telegrafi/

https://twitter.com/lcfckini/status/1505852323972751360