Please enter at least 3 characters.

Migrantët marokenë në Seuta - djaloshi përdori shishet plastike për të notuar

2021/05/Spanje.png

Një djalë që përdori shishe plastike për të notuar ka mbërritur në territorin spanjoll të Afrikës veriore të Seutas, pasi notoi përtej kufirit Spanjë-Marok.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, fëmija u pa në ujë nga ushtarët në plazhin El Tarajal, përpara se të përpiqej të ngjitej në mur të qytetit.

Përpjekja për migrim vjen derisa rreth 8,000 njerëz – përfshirë 2,000 të mitur – arritën në territorin spanjoll ditëve të fundit para se shumica të ktheheshin prapa.

Spanja ka akuzuar Marokun për mosrespektim ndaj Bashkimit Evropian, si dhe duke rrezikuar jetën e fëmijëve dhe foshnjave. /Telegrafi/