Please enter at least 3 characters.

Migjen Basha provokon serbët (Foto)

2016/01/migjen-basha-provokon-serb-euml-t-foto_hd.jpg

Pasi u transferua te Luzern në Zvicër, gjatë kësaj vere, mesfushori kuqezi synon të kapë formën optimale sportive dhe të luajë kualifikuesen e 8 tetorit ndaj serbëve, në “Elbasan Arena”.

Mirëpo, ai nuk po qëndron duarkryq as në rrjetet sociale, teksa ka hedhur një foto, me të cilën kërkon të replikojë me të gjitha ata që “shkruajnë shqip e mendojnë serbisht”.
Ai ka veshur një bluzë të kuqe, si gjaku, me të ashtuquajturin “Autochthonus” në të, ndërsa ka shkruar “Kosovo is Albania”. Basha kërkon të japë këtë mesazh për gjithë shqiptarët, që të qëndrojnë të bashkuar, sepse vetëm kështu mund t’i arrijnë synimet.

Kjo vlen edhe për kombëtaren, në të cilën bën pjesë. Motoja e tij është “Një Komb, një Kombëtare!” Diçka e tillë është materializuar deri më tani, po të shohësh vendet prej nga vijnë lojtarët kuqezinj, së fundi edhe nga Lugina e Preshevës.
Kujtojmë se Migjen Basha ka luajtur për katër sezone te Torino, në Itali, ndërsa e ka pasur aty për pak kohë trajner Gianni De Biasin. Ka qenë ky i fundit, i cili e ka ftuar në kombëtaren kuqezi. Ndeshjen e parë me Shqipërinë e ka luajtur më 14 gusht 2013, pikërisht ndaj Armnenisë, miqësore e zhvilluar në “Qemal Stafa” dhe e fituar 2-0 nga kuqezinjtë.

Që aty ka qenë pjesë e rregullt e listave të De Biazit për ndeshje të ndryshme. Në total ka luajtur 10 ndeshje deri më tani me kombëtaren tonë, ka shënuar edhe 1 gol. Më konkretisht, e ka bërë “sefte” me kuqezinjtë në miqësoren e 5 marsit 2014 ndaj Maltës, e fituar me shifrat 2-0 nga tanët, në “Qemal Stafa”.