Please enter at least 3 characters.

Michelle tregon si e kalon familja Obama periudhën e vetizolimit

2020/03/BaracjObamaFamily-e1585516433985.jpg
433:"CHICAGO, IL - JANUARY 10: U.S. President Barack Obama greets daughter Malia and first lady Michelle Obama on stage after delivering his farewell address at McCormick Place on January 10, 2017 in Chicago, Illinois. Obama addressed the nation in what is expected to be his last trip outside Washington as president. President-elect Donald Trump will be sworn in as the 45th president on January 20. (Photo by Darren Hauck/Getty Images)
12:"Getty Images

Netflix, video-konferenca dhe mësime online! Kështu i kalon ditët e karantinimit familja Obama. Gjatë një lidhjeje telefonike me Ellen DeGeneres, Michelle Obama tregoi rutinën e ditëve të izolimit.

“Po përpiqemi të strukturojmë ditët. Jemi mbledhur të gjithë, vajzat janë kthyer që nga dita kur u vendos që mësimet do të merren online dhe secila qëndron në dhomën e saj për të studiuar”.

“Mendoj se Barack është… Nuk e di ku është, por pak më parë po bënte një telefonatë pune. Përpiqemi ta mbajmë rutinën e punës, por sigurisht ka shumë Netflix gjatë ditës!”, ka thënë ish-Zonja e Parë.

Përpos rutinës së karantinës, Michelle nuk harroi t’i jepte një këshillë pjesës tjetër të botës që po kalojnë përmes një situate të ngjashme, transmeton KP.

“Shihni anën pozitive. Kjo na detyroi të ulemi me njëri-tjetrin, të bëjmë biseda të gjata e të vërteta, apo të bëjmë pyetje”.

“Kjo do të na ndihmonte të mbanim veten të zënë pa qenë nevoja të qëndrojmë në kompjuter apo TV. Është një ushtrim i mirë që na kujton se shpesh nuk na duhen gjithë gjërat që kemi”, ka shtuar ajo.