Michael J. Fox për sëmundjen e Parkinsonit: Nuk u tërhoqa nga aktrimi, ishte shumë e vështirë
Michael J. Fox thotë se të qenit një fytyrë publike me sëmundjen e Parkinsonit mund të jetë një sfidë e madhe për familjen e tij.
Ai theksoi se diagnoza e preku veçanërisht gruan e tij, Tracy.
"Ishte shumë e vështirë dhe ende është, sepse situata ndryshon vazhdimisht. I thashë se duhej të shkoja deri në fund, nuk kishte gjysmëmasa. Fillova të kuptoja se si ishte për ata njerëz që nuk kishin mundësitë ose zgjedhjet që kisha unë, nuk kishin lidhjet dhe arsyen për optimizëm", tha ai.
Fox ishte 29 vjeç kur u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit me fillim të hershëm. Përndryshe, është një çrregullim progresiv i lëvizjes së sistemit nervor. Në vitin 1998, ai themeloi Fondacionin Michael J. Fox për Kërkimin e Sëmundjes së Parkinsonit.
Michael J. Fox theksoi se rikthimi në aktrim ia ka zgjatur jetën dhe e ka bërë atë interesante.
"Nuk jam tërhequr nga aktrimi dhe, nëse do të ndaloja së aktruari, do të ishte për një arsye shumë të mirë. E kam lejuar sëmundjen e Parkinsonit të marrë vendime për mua", tha ai. /Telegrafi/


