Meti Alshiqi dhëndër për herë të dytë?
Prezantuesi i njohur shqiptar, Meti Alshiqi, muaj më parë u bë kryetemë e mediave për shkak të çështjeve të lidhura me jetën private të tij.
Kjo pasi ai i dha fund martesës me ish-bashkëshorten e tij, duke vendosur që të kthehet në Kosovë pas shumë vitesh.
Megjithatë, një video e fundit e tij së bashku me stilistin Mr. Rex, ka ngritur dyshime te fansat për një martesë të mundshme të dytë.
I veshur me një kostum elegant ngjyrë bojëqielli, Mr. Rex dëgjohet duke thënë "Meti gati për t'u bërë dhëndër edhe një herë".
This browser does not support the video element.
Sigurisht që e gjitha bëhedt në kuadër të shakasë, pasi nuk është raportuar për ndonjë lidhje të re të prezantuesit.
Meti përndryshe ka qenë prej vitesh bashkëpunëtor i brendit "Mr. Rex" dhe do të jetë fytyra promovuese e koleksiomeve të reja. /Telegrafi/
This browser does not support the video element.


