Mesut Ozil përfundon në listën e ngushtë të dëshirave të Newcastle United
Newcastle Unitedi ka etiketuar ylli gjerman të Fenerbahces, Mesut Ozil, si njërin nga objektivat e mëdha pas ndërrimit të pronësisë.
Javën e kaluar klubi anglez ndryshoi pronësi pasi Mike Ashley shiti aksionet tek Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite.
Me ardhjen e sheikëve arab janë shtuar edhe zërat për transferimeve të mëdha në St James Park.
Emra të ndryshëm yjeve janë lidhur me “Laraskat”, ndërsa së fundmi është shfaqur edhe një emër i befasishëm.
Bëhet fjalë për yllin gjerman të Fenerbahces, Mesut Ozil, i cili ka përfunduar në listën e dëshirave të Newcastle.
Sipas mediave turke, Ozil është në listën e ngushtë të dëshirave të pronarëve të rinj, të cilët presin ta nisin një epokë të re me klubin anglez.
Liga Premier nuk është një kampionat i panjohur për turko-gjermani, pasi Ozil më parë ka bërë karrierë të bujshme te Arsenali. /Telegrafi/


