Please enter at least 3 characters.

Messi zgjidhet lojtari i javës në Ligën e Kampionëve

2018/03/Lionel-Messi-10-1.jpg
274:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 14: Lionel Messi of Barcelona celebrates as he scores their third goal during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match FC Barcelona and Chelsea FC at Camp Nou on March 14, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi është votuar si lojtari më i mirë i javës së fundit në Ligën e Kampionëve.

Barcelona ka fituar në ndeshjen kthyese ndaj Chelseat në Camp Nou me rezultat 3-0.

Lojtari kryesor i ndeshjes ishte ylli argjentinas, Messi, i cili shënoi dy gola dhe asistoi në golin tjetër.

Messi duke e festuar golin e tretë të Barcës ndaj Chelseat në Camp Nou (Getty Images)

Kjo paraqitje e mirë e pesë herë fituesit të Topit të Artë nuk e la pa u vlerësuar.

Messi është votuar si lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve, duke lënë bindshëm prapa rivalët e tij.

Ylli i gjigantit katalunas është zgjedhur si më i miri me plot 79 për qind të votave të fituara.

Argjentinasi ka lënë pas vete sulmuesin e Sevillës, Wissam Ben Yedder, i cili u votua nga 11 për qind e njerëzve.

Vendi i tretë shkoi për Thomas Mullerin e Bayern Munichut me gjashtë për qind, ndërsa i katërti për Edin Dzekon e Romës me tre për qind. /Telegrafi/