Please enter at least 3 characters.

Messi u vërshëllye nga tifozët e Barcelonës pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

2019/05/messii-e1557315145729.jpg
248:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 07: Lionel Messi of Barcelona reacts in defeat the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Liverpool and Barcelona at Anfield on May 07, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi është përfshirë në një incident të turpshëm me tifozët e Barcelonës në aeroportin e Liverpoolit.

E përditshmja sportive spanjolle, "Mundo Deportivo" raporton se ylli argjentinas është përballur me tifozë të nervozuar të skuadrës blaugrana, pas eliminimit në Liga e Kampionëve.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur në mes të natës në aeroportin anglez të  John Lennon Airport në Liverpool.

Foto: Leo Messi gjatë përballjes, Liverpool - Barcelona

Kujtojmë se argjentinasi e humbi autobusin e Barcelonës për në aeroport, pasi ishte ndalur pas lojës për testet anti-doping.

Sulmuesi arriti ndaras nga pjesa e tjetër e skuadrës, gjersa në aeroport ishte përballur me vërshëllima nga tifozët e skuadrës katalunase.

Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve, gjersa Messi nuk kishte në momentin e tij, duke lënë një shije të hidhur te tifozët blaugranas. /Telegrafi/