Please enter at least 3 characters.

Messi thyen dy rekorde të mëdha në La Liga

2018/02/Lionel-Messi-10-e1519559860954.jpg
253:"BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 24: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates after scoring his team's third goal during the La Liga match between Barcelona and Girona at Camp Nou on February 24, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi ka vazhduar me thyerjen dhe seleksionimin e rekordeve në aspektin individual.

Ylli argjentinas prej kohësh vë rekorde në futbollin botëror, duke fituar shumë trofe ekipor, por edhe çmime të mëdha për arritje individuale.

Dy rekorde individuale, Messi i ka thyer edhe gjatë kësaj fundjave në kampionatin spanjoll, pikërisht në ndeshjen e së shtunës ndaj Gironas.

Në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou, pesë herë fituesi i Topit të Artë shënoi dy supergola, por edhe një asistim për shokun e tij, Luis Suarez.

Messi shënoi dy gola të bukur dhe një asistim ndaj Gironas (Getty Images)

Messi asistoi tek goli i parë i ndeshjes ku shënoi Suarez dhe me këtë asistim ai arriti në shifrën e 148 asistimeve duke u bërë lojtari me më shumë asistime në histori të La Ligas.

Përveç kësaj, 10-shi i Barçës me golat e shënuara ndaj rivalëve lokal të Gironas bëhet lojtari që iu ka shënuar më shumë skuadrave të ndryshme në histori të La Ligas.

Sulmuesi argjentinas ka arritur t'i shënoj plot 36 skuadrave të ndryshe spanjolle në La Liga, duke lënë pas vete emra legjendash si Raul Gonzalez dhe Aritz Aduriz.

Megjithatë, ky nuk mendohet të jetë fundit për Messin, pasi me formën që po përjeton në këtë sezon, dëshiron t'i fitojë të gjitha me Barcelonën, por edhe me Kombëtaren e Argjentinës. /Telegrafi/   

https://www.dailymotion.com/video/x6f8xam

https://www.dailymotion.com/video/x6f8yfv

https://www.dailymotion.com/video/x6f8yto