Messi i bindur se Barca mund ta transferojë Rooneyn
25/10/2010
“Do të më pëlqente mundësia të luaj krahas tij. Mendoj se do të ishte një partneritet eksploziv nëse ndonjëherë realizohet. Nëse është e mundshme, jam i sigurt se Barcelona do të ishte e interesuar ta sjellë atë në Spanjë dhe unë do ta mirëprisja. Do ishte një nënshkrim madhështor për klubin”.
“Ai ka qenë një lojtar bazik. Ai është i kompletuar po thuajse në çdo aspekt. Ai është shumë i mirë me topin në këmbë, mund të shënojë me kokë dhe të shënojë shumë gola. Ai po ashtu është shumë i lëvizshëm, që e lejon atë të luajë në pozita të ndryshme në fushë”, ka thënë Messi. /Telegrafi/


