Messi do të shkëlqejë në Botëror
24/04/2014
Messi është përballur me kritika javët e fundit pas rënies nga forma që bëri që Barcelona të largohet pa trofe nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit. Por, Sabella mendon ndryshe.
"Messi është mirë, por ne duhet të tentojmë që të jemi ekipi më i mirë i mundur për ta ndihmuar atë".
"Ne duhet që ta bëjmë ekipin më kompakt, të okupojmë hapësirat".
"Messi është pjekur si person, ai ka paqe në brendësi të tij, por ne duhet të krijojmë atmosferën e duhur që do t'i lejojë atij që të jetë i lumtur. Unë mendoj se ne duhet ta lëmë atë të bëhet i qetë", ka deklaruar Messi. /Telegrafi/


