Please enter at least 3 characters.

Mësoni si ta votoni Elhaida Danin në Eurosong!

2016/01/Elhaida-fytyr.jpg

Elhaida Dani do ta përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin evropian të muzikës, Eurovision gjatë mbrëmjes së sotme (e martë). Kënga “I’m Alive” do jetë e 14-ta në spektaklin, i cili do të fillojë në orën 21:00.

Elhaida mban kodin nr. 14 dhe pret të votohet nga mbarë shqiptarët që ndodhen jashtë Shqipërisë, në mënyrë që t’i mundësojnë kualifikimin në natën finale.

Informacionet e detajuara për të votuar mund ti shikoni duke klikuar këtu, si dhe në videon e mëposhtme.

Ju mund të votoni vetëm pasi të këndohet edhe kënga e fundit. Nga ai moment keni 15 minuta kohë deri në çastin e mbylljes së votimit.

Vendet nga të cilat mund të votoni për Elhaidën janë Moldavia, Armenia, Belgjika, Holanda, Finlanda, Greqia, Estonia, Maqedonia, Serbia, Hungaria, Bjellorusia, Rusia, Danimarka, Romania, Gjeorgjia, Spanja, Austria, Franca dhe Australia. /Telegrafi/