Please enter at least 3 characters.

Mes skandaleve për një fëmijë me Maralee Nichols, Tristan fotografohet me një tjetër femër në një klub në Milwaukee

2022/01/tristan-thompson-woman-on-lap772_.jpg

Tristan Thompson duket se po shijon beqarinë pavarësisht skandaleve të shumta në të cilat ka qenë i përfshirë së fundmi, duke qenë se u bë e ditur se kishte një fëmijë me Maralee Nichols.

Lojtari i NBA-së, 30-vjeçar, u pa i shoqëruar nga një femër në një bar në Milwaukee javën e kaluar, sipas një përdoruesi të TikTok.

Në klip, një brune misterioze e veshur me të zeza shihet e ulur në prehrin e Thompson.

Tristan Thompson

“E pashë me dy sytë e mi. Zero respekt për këtë plehër”, shkroi përdoruesi i TikTok duke etiketuar ‘Khloe Kardashian’.

Ish-partnerja e tij nuk ka komentuar mbi pamjet dhe nuk ka bërë ndonjë reagim deri më tani.

Megjithatë, ish-çifti prej disa kohësh janë ndarë.

Tristan Thompson

Page Six raportoi në qershor të vitit të kaluar se ylli televiziv dhe basketbollisti u ndanë pasi modelja Sydney Chase pretendoi se e kishte tradhtuar me atë.

Ai në anën tjetër i kishte mohuar këto akuza.

Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian

Khloe dhe Tristan ndajnë së bashku një vajzë trevjeçare të quajtur, True Thompson. /Telegrafi/