Mes politikës dhe personales, Taravari tregon gjithçka rreth familjes, garës dhe karrierës
Në kulmin e fushatës kemi diskutuar me Arben Taravarin për gjëra jo aq politike… për familjen, gëzimet, hidhërimet dhe arritjet. Taravari tregon për Telegrafi Maqedoni se kur do të dorëhiqet nga politika dhe kush e fiton garën me Bujar Osmanin.
Cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve presidenciale, mes jush dhe kundërkandidatit Osmani?Kjo pyetje është me kontekst të lartë subjektiv sepse unë jam pjesë e garës, por duke u përpjekur të jem sa më objektiv besoj se do ta fitoj dukshëm z.Osmanin.
Po tek pala maqedone, mes kandidatëve Pendarovskit dhe Gordana Siljanovska?Do të jem politikisht korrekt dhe do të them se është në vullnetin e votuesit maqedonas i cili ka ditur gjithnjë të ndajë votën presidenciale nga ajo parlamentare.
Për karrierën tuaj, sa është e rëndësishme fitorja? Për karrierën time nuk ka asnjë rëndësi. Madje është hera e parë që ju me pyetjen tuaj më çoni ta mendoj dhe në këtë kontekst.Aksionet politike aktuale janë misione historike dhe jo qëllime profesionale.
Na tregoni momentin më të mirë në jetën personale dhe profesionale?Kur më lindën fëmijët, kurse profesionalisht, duke qënë mjek kam shumë...sa herë që kam shpëtuar jetën e dikujt.
Po momenti më i keq?Ndarja e babës nga jeta.
Nëse do të kishe mundësi të takoje Arbenin e para 20 viteve, si do të ja përshkruanit me një fjali këtë rrugëtim deri tani?Sfidë e gjatë, por, ja vlejti!
Nëse do të ishte dhënë mundësia të jeni kryeministër në Maqedoni në qeverinë e ardhshme, cilat do të ishin tre gjërat që do t'i ndryshonit në 100 ditët e para?Librat e shkollës, favorizimin e biznesit, rritjen e pagave


