Please enter at least 3 characters.

Merr fund gjithçka, Van Gaal shkarkohet nga United

2016/03/LouisvanGaalManchesterCityvManchester5dWFglMr6bOx.jpg

Manchester United ka shkarkuar trajnerin holandez, Louis Van Gaal, shkruan Daily Mail.
Kjo u bë edhe pse Van Gaal vetëm para dy ditëve fitoi me United trofeun e FA Cup ku në finale mposhti Crystal Palace me rezultat 2-1 pas lojës shtesë.

Ndërsa menjëherë pas kësaj raportohet se drejtimin e skuadrës nga Old Trafford do ta marrë trajneri portugez Jose Mourinho.

Bashkë me Van Gaal janë shkarkuar nga detyra edhe stafi i tij holandez – asistenti i menaxherit, Albert Stuvenberg dhe trajneri i portierëve Frans Hoek.

Zyrtarizimi i portugezit Jose Mourinho në krye të Manchester United pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/