Please enter at least 3 characters.

Merr flakë një shtëpi në Tiranë, vdes e moshuara që jetonte e vetme

2021/12/zjarr-ali-dem-6-e1639841213143.jpeg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkozë, në afërsi të shkollës “Androkli Kostollari”.

Një banesë është përfshirë nga flakët dhe për pasojë ka humbur jetën e moshuara që jetonte e vetme.

Ajo është identifikuar me inicialet M.B., 90 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tch/