Please enter at least 3 characters.

Merkel: Do të bëj gjithçka që Maqedonia e Veriut të merr datë për negociatat me BE-në

2018/07/merkel.jpg
326:"BERLIN, GERMANY - JULY 05: German Chancellor Angela Merkel and Hungarian Prime Minister Viktor Orban (not pictured) speak to the media following talks at the Chancellery on July 5, 2018 in Berlin, Germany. Germany recently reached a compromise within its government over migration policy. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)
12:"Getty Images

Kancelarja gjermane Angela Merkel, sot në Bruksel tha se do të bëjë gjithçka dhe do të angazhohet që Maqedonia e Veriut të merr datë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE deri në muajin tetor.

Ajo tha se për marrjen datës për negociatat me BE-në në pyetje janë disa javë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

E pyetur nga AIM për fundin e samitit dyditor dhe nëse mund të garantojë datë për negociatat, Merkel tha se dje liderët e vendeve të BE-së dje kanë diskutuar për Maqedoninë e Veriut.

"Do të bëj gjithçka që mundem që të merret vendim pozitiv, pasi Maqedonia e Veriut ka bërë punë shembullore me Marrëveshjen e Prespës, punë të shkëlqyer dhe kemi biseduar për këtë. Bëhet fjalë për disa javë, por angazhimi ynë mbetet dhe unë do të angazhohem maksimalisht", tha Merkel./Telegrafi/