Please enter at least 3 characters.

Merkel: Coronavirusi, sfida më e madhe që pas Luftës së Dytë Botërore

2020/03/8922a125-bf90-4320-a9ba-6e324a66064a_w948_r1.77_fpx44_fpy27.jpg
372:"BERLIN, GERMANY - MARCH 16: German Chancellor Angela Merkel speaks to the media at the Chancellery on March 26, 2020 in Berlin, Germany. The German government and local authorities are heightening measures to stem the spread of the coronavirus. Germany has confirmed over 5,000 cases of infection and at least 13 people have died. (Photo by Maja Hitij - Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, iu drejtua përmes një fjalimi televiziv qytetareve dhe qytetarëve të Gjermanisë me apelin të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së epidemisë.

Merkel e quajti luftimin e virusit të ri Corona si një detyrë me përmasa historike.

Ajo i bëri thirrje arsyes së qytetarëve që të jenë të disiplinuar.

“Gjendja është serioze”, tha Merkel.

Ajo shtoi se e di sa e vështirë është të mbyllësh hapësirat e aktiviteteve, shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe sheshet e lojërave.

“Janë kufizime, siç nuk ka pasur asnjëherë tjetër në Republikën Federale. Megjithatë duhet të ndiqen rregulloret”, theksoi Merkel.

"Ju bëj thirrje juve: përmbajuni rregullave, që do të jenë në fuqi së shpejti. Ne si qeveri vazhdimisht do të shqyrtojmë, se çfarë mund të korrigjohet sërish, por edhe se çfarë është e nevojshme. Që pas Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur ndonjë sfidë të ngjashme”. /DW/