Please enter at least 3 characters.

Mëngjeset romantike të Genta Ismajlit, trëndafila e balona në dhomën e saj të gjumit

2019/12/gj-1-e1575706239698.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, mesa duket po e shijon në maksimum lidhjen e saj.

Ajo po flitet tash e sa kohë që është në lidhje me biznesmenin e njohur turk, Huseyin Usta, që jeton dhe vepron në Zvicër.

Teksa po e shijon lidhjen e saj të re, ditët e saj duket të jenë çdo herë e më romantike.

Këtë mëngjes, këngëtarja nga Gjilani publikoi një fotografi në rrjetin social InstaStory, ku shihej e fshehur para perdes në dhomën e saj të gjumit.

Ajo çfarë vërehet tjetër brenda ambientit janë tufa e luleve dhe tullumbacet, të cilat i kanë një atmosferë edhe më romantike.

Duke parë këto postime të saj, këngëtarja Ismajli duket të jetë duke shijuar një prej periudhave më të këndshme në jetën e saj. /Telegrafi/