Please enter at least 3 characters.

Menduh Thaçi në takime me diplomatë të huaj

2016/01/menduh-tha-ccedil-i-n-euml-takime-me-diplomat-euml-t-euml-huaj_2_hd.jpg

Kryetari Thaçi fillimisht priti në takim delegacionin e lartë të MPJ të Francës kryesuar nga Eric Fournier, Drejtor për Evropën Kontinentale në MPJ të Francës, Laurence Auer, Ambasadore e Francës në vend, Dominicue Gautier, Këshilltar i parë në Ambasadën e Francës, si dhe Ivana Nyffengger, Këshilltare në departamentin për Ballkan në kuadër të MPJ të Francës.

Pas këtij takimi Kryetari Thaçi priti në takim Ambasadorin e Bullgarisë në vend, Ivan Petkov dhe këshilltarin e tij Svetoslav Valçev. Më pas Kryetari i PDSH-së, realizoi takim edhe me Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në vend, Branko Rakovec i shoqëruar nga Zëvendës Ambasadori, Domen Petelin.

Në këto takime të ndara u diskutua për situatën aktuale politike, për ngjarjet e fundit si dhe për proceset e daljes nga kriza aktuale në vend.

Kryetari Thaçi i njoftoi diplomatët e huaj me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe proceseve që zhvillohen për daljen nga kriza aktuale, si dhe për ofertën e PDSH-së që do të zgjidhnin problemet e brendshme dhe do të përshpejtonin integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Kryetari Thaçi siguroi diplomatët se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë me politikat konstruktive dhe të përgjegjshme, për të dhënë kontributin e saj maksimal në këto procese. /Telegrafi/