Please enter at least 3 characters.

Memorandum bashkëpunimi Japoni - Maqedoni në sferën e mjekësisë

2016/07/mjeket_1466498615-8525869.jpg

Japonia dhe Maqedonia kanë nënshkruar një memorandum në sferën e shëndetësisë. Ujdia është nënshkruar në mes të ambasadores së Maqedonisë në Japoni, Andrijana Cvetkoviq dhe kryetarit të korporatës medicinale ''Ken Iku Kai'', Secuo Takekava, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë memorandum, mjekët e Maqedonisë do të mund të trajnohen dhe specializohen në këtë spital të njohur të Japonisë. Memorandumi parasheh që në tetor të këtij viti, një mjek i Maqedonisë të fillojë trajnim njëmujor profesional për rehabilitim në spitalin ''Takekava''.

Në nënshkrimin e memorandumit, i pranishëm ishte edhe Takao Makino, anëtarë i Dhomës së lartë japoneze, Diet, dhe ish-zv. ministër parlamentar për punë të jashtme të Japonisë, me mbështetjen e të cilit është realizuar kjo marrëveshje./Telegrafi/