Please enter at least 3 characters.

Melinda Ademi tregon linjat atraktive me shfaqjen e fundit në Instagram

2023/11/page-48.jpg

Këngëtarja shqiptare, Melinda Ademi, nuk heziton as kësaj here të shfaqet tërheqëse e plot stil.

Bukuroshja kohëve të fundit gjatë qëndrimit të saj në New York mori tërë vëmendjen me dukjet e saj magjepsëse.

Melinda sjell imazhe të reja në llogarinë e saj në InstaStory, ku duket mahnitëse në tërë dukjen e saj.

Me një fustan shumë të shkurtë, i cili ia shfaq linjat perfekte të trupit, reperja merr poza atraktive.

Gjithashtu e veçantë e kësaj dukjeje është stili magjepsës i flokëve të saj të gjata. Ato i kishtë gjysmë të kapura lart, me një fije të lëshuar perpara në fytyrë.

Reperja dukjen e përfundon me një grim mbresëlënës, duke vënë në pah tiparet e saj të veçanta.

Melinda së fundi solli një bashkëpunim të mrekullueshëm me reperen shumë të suksesshme Rina Balaj, të quajtur “Tornado”. /Telegrafi/