Mel B: Nuk më pengon trupi im
07/02/2009
Melanie Brown nuk ndjehet nën presion për peshën e saj dhe nuk preferon të duket si yjet tjera, dhe asnjëherë nuk mban dieta të rrezikshme për të humbur kilogramë.
“Nuk kam bërë ushtrime gjatë shtatzënisë time. Nëse më pyetni mua, Jessica duket shumë e hollë. Pasi linda unë nuk vrapova menjëherë në palestër për të humbur kilogramë, sepse më pëlqente të isha e plotë. Asnjëherë nuk më ka penguar pamja ime”, është shprehur këngëtarja.


