Please enter at least 3 characters.

Megjithë kërcënimet, Rusia nuk do të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë

2022/04/russia-gas-ruble.jpg
268:"Russia’s Prime Minister Vladimir Putin signs an autograph on a natural gas pipeline Sakhalin-Khabarovsk-Vladivostok in the Russian Far East city of Vladivostok on September 8, 2011, during the pipeline's launch ceremony. AFP PHOTO/ RIA-NOVOSTI POOL/ ALEXEY DRUZHININ
3:"AFP

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një urdhër të enjten duke thënë se vendet e huaja "jomiqësore" duhet të paguajnë për gazin në rubla ose rrezikojnë të ndërpriten furnizimet.

Urdhri do të fillojë të prekë pagesat nga fundi i prillit, raporton bbc.

Duke folur me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk ka një kërcënim të menjëhershëm për furnizimet e Evropës.

"A do të thotë kjo se nëse nuk ka konfirmim në rubla, atëherë furnizimi me gaz do të ndërpritet nga 1 prilli? Jo, nuk ka dhe nuk rrjedh nga dekreti", pohoi ai.

Rusia furnizon Bashkimin Evropian (BE) me rreth 40 për qind të importeve të saj të gazit dhe 30 për qind të naftës së saj, të cilat kryesisht paguhen në euro dhe dollarë. /Telegrafi/