Megjithatë, Perez nuk e ka thirrur Mourinhon
19/05/2015
Marca ka kontaktuar me trajnerin portugez për të zbuluar nëse një gjë e tillë ishte e vërtetë dhe Mourinho ishte i befasuar me këto spekulime.
“Nuk është e vërtetë”, është përgjigjur ai menjëherë, megjithatë ai e ka pranuar se ka kontaktuar me presidentin e Real Madridit.
“E vërtetë e kësaj çështjeje është se unë e thirra presidentin për t’ia uruar titullin e Euroleagues në basketboll. Unë e di se çfarë vlerë ka ai trofe për të dhe kjo është arsyeja pse isha shumë i lumtur për të dhe kam dashur ta uroj”, ka thënë në vazhdim portugezi.
“Çfarë do të bëjë në të ardhmen? Kam edhe dy vite në kontratën time me Chelsean dhe planifikoj të qëndroj këtu”, ka shtuar ai. /Telegrafi/


