Megjithatë, Peja vazhdon garat
Megjithatë, tani gjithçka është normalizuar. Kreu i skuadrës, Art Gashi, për Arena njoftoi se skuadra do t’i luaj ndeshjet në ETC Superligë sipas orarit të caktuar. “Kemi mbajtur mbledhje dhe kemi marrë mendimin e të gjithëve. I kemi mbledh të gjithë dhe kemi diskutuar gjatë këtë punën dhe kemi ardhur në konkludim me ndihmën e madhe të tifozëve që na kanë shty të kthehemi në gara edhe përkundër shumë padrejtësive që na janë bërë dhe degradimit të basketbollit”, u shpreh Gashi për gazetën Arena.
Ndryshe, Peja arriti që të shtunën në ndeshjen e kupës të dhuroj një paraqitje tejet të përmirësuar ndaj prishtinasve, mirëpo gjersa po zhvillohej çereku i tretë i takimit, gjyqtarët e ndeshjes vendosën që ta zbrazin sallën, një vendim i cili irritoi skuadrën ‘verdhezi’, të cilët pretendonin se tifozët e tyre ‘Shqiponjat’ nuk e meritonin largimin. Kjo edhe solli tërheqjen e Pejës nga parketi, duke sjell dënimin prej 1000 euro nga Komisari i Garave pranë Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Do të rikthehemi aty ku e meritojmë!
Gashi ka theksuar se Peja ka qenë vatër e basketbollit kosvar dhe do të vazhdojë të jetë e tillë, duke premtuar një rikthim të fuqishëm. “Si gjithmonë, Peja ka qenë vatër e basketbollit dhe na mbetet ne që të mundohemi t’i rregullojmë këto gjëra dhe të ngritemi sërish për t’u rikthyer aty ku e kemi vendin, edhe pse e dimë se një gjë e tillë do të jetë e vështirë”, u shpreh kreu ‘verdhezi’. /Tribuna/Telegrafi/


