Please enter at least 3 characters.

Me xhinse, atlete dhe bizhuteri perlash, Rihanna (si gjithmonë) duket yll me këtë kombinim

2023/12/f42b2ab8124004a5bdf41d149bbd3b5c.jpg

RiRi nuk gabon kurrë me stilin e veshjes!

Stili i të famshmëve nuk ka gjithmonë kuptim, apo jo! Në vend të kësaj, kombinimet e çuditshme tërheqin vëmendjen dhe bëhen shkak për të frymëzuar shumë goca në të mbarë botën.

Së fundmi, Rihanna ra në sy për kombinimin e veçantë: Një palë xhinse të gjera si thes, të veshura me një palë atlete komode, një bluz. e tejdukshme dhe një pallto pellushi sipër.

Me flokët e kapura sipër dhe një varg perlash mahnitëse që vareshin në qafën e saj, Rihanna thjesht na mahniti.

A ishte një dalje e rastit për Rihanna-n apo një takim pune për muzikën e re që është rrugës?

Ku i dihet! Ama, diçka që e dimë me siguri është fakti që RiRi nuk gabon kurrë me stilin e veshjes!