Më thuaj çfarë trupi ke, të them ç’fustan të zgjedhësh
Për trup të hollë, jo të gjatë: përshtatet një fustan me bust të theksuar dhe fund voluminoz.
Trup i rrumbullakosur: kujdes përpjesëtimet. Një fustan maksi do u shkonte shumë vajzave, por jo të gjithave. Është I përshtatshëm një fustan me bel të ulët ose stil redingotë që puthitet pas belit dhe zbret butë në ijë.
Fizik i hollë dhe i gjatë: I preferueshëm një fustan me forma të buta që thekson pjesën e belit. I përshtatshëm është edhe një voluminoz ose stil Hirusheje.
Gjatë shtatzënisë mund të zgjidhni çdo lloj fustani, mjafton që të mos e nxjerr shumë në pah barkun dhe t’ju japë liri lëvizjeje. Disa stilistë propozojnë koleksione sensual dhe elegante për ta theksuar faktin e bukur dhe për ta bërë edhe më rrezëllitëse mamanë në pritje . Fustanet e nusërisë premaman janë shumë të gjatë, me pjesë të sipërme të punuar dhe të realizuar me copa që rrëshqasin butë mbi format e trupit.


