Please enter at least 3 characters.

Më shumë pjesëtarë të grupit Wagner po 'i afrohen kufirit polak'

2023/07/1282bc7_1687593568797-2023-06-24t070650z-1971000898-rc2ip1ar103p-rtrmadp-3-ukraine-crisis-russia-rostov-wagner.jpg
192:"Fighters of Wagner private mercenary group stand guard in a street near the headquarters of the Southern Military District in the city of Rostov-on-Don, Russia, June 24, 2023. REUTERS/Stringer
7:"REUTERS

Njëqind luftëtarë të grupit Wagner iu janë afruar qytetit bjellorus të Grodnos pranë kufirit polak, ka thënë kryeministri polak.

Polonia ka qenë e shqetësuar për përhapjen e mundshme të luftës në territorin e saj - veçanërisht që kur luftëtarët e grupit mercenar rus u zhvendosën në Bjellorusi, transmeton Telegrafi.

Në fillim të këtij muaji, Polonia, anëtare e NATO-s zhvendosi më shumë se 1,000 trupa në lindje të vendit.

"Situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme... Me shumë mundësi ata (personeli i Wagnerit) do të maskohen si roje kufitare bjelloruse dhe do të ndihmojnë migrantët e paligjshëm të arrijnë në territorin polak (dhe) të destabilizojnë Poloninë", tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

"Ata me shumë gjasa do të përpiqen të hyjnë në Poloni duke pretenduar se janë emigrantë të dhe kjo paraqet kërcënime shtesë". /Telegrafi/