Please enter at least 3 characters.

Me panoramë nga Parku Qendror i New Yorkut, Vlora Çitaku duket mahnitëse në fotografinë e fundit

2019/08/67754030_910707065976330_5938568556364916692_n.jpg

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit opinionet e saj rreth çështjeve të ndryshme politike në vend, ndërsa herë pas here sjell edhe ndonjë fotografi atraktive nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Çitaku ka pozuar në një nga ndërtesat më të larta të New Yorkut, me panoroamë nga Parku Qendror i këtij qyteti.

E veshur me kostum të bardhë dhe me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë, Vlora ka bërë për vete ndjekësit e saj.

"Unë", ka qenë mbishkrimi i ambasadores në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/