“Më mirë të kërkojë një zgjidhje tjetër”, Enrique i tregon derën e largimit yllit të PSG-së
Liverpooli ka marrë një sinjal të rëndësishëm për transferimin e mundshëm të Bradley Barcolas, pasi trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka lënë të hapur mundësinë që sulmuesi francez të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.
Barcola, 23-vjeçar, është prej kohësh në radarët e Liverpoolit, me “Të Kuqtë” që raportohet se e konsiderojnë atë një prej objektivave kryesorë për përforcimin e repartit ofensiv.
E ardhmja e francezit është bërë edhe më e pasigurt pas vendimit të Enrique për ta lënë atë në bankën rezervë në fitoren 2-1 të PSG-së ndaj Aston Villës në Superkupën e UEFA-s.
Pas ndeshjes, trajneri spanjoll foli për situatën dhe dha një deklaratë që ka nxitur menjëherë spekulimet për të ardhmen e Barcolas.
“Kur një lojtar nuk ka buzëqeshje kur vjen këtu, është më mirë të kërkohet një zgjidhje tjetër”, deklaroi Enrique.
Barcola u shfaq i zhgënjyer pavarësisht fitores së PSG-së, duke shtuar edhe më shumë pikëpyetjet rreth pozitës së tij në skuadër.
Liverpooli është duke e monitoruar nga afër situatën dhe raportohet se tashmë ka bërë një ofertë fillestare për të testuar qëndrimin e klubit francez./Telegrafi/


