Me gjithë spekulimet, Cavani mund të mbetet te PSG
469:"PARIS, FRANCE - MARCH 11: (FREE FOR EDITORIAL USE) In this handout image provided by UEFA, Edinson Cavani of Paris Saint-Germain runs out to warm up prior to the UEFA Champions League round of 16 second leg match between Paris Saint-Germain and Borussia Dortmund at Parc des Princes on March 11, 2020 in Paris, France. The match is played behind closed doors as a precaution against the spread of COVID-19 (Coronavirus). (Photo by UEFA - Handout/UEFA via Getty Images)
(Foto: Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)
21:"UEFA via Getty Images
26/04/2020
Ka kohë që spekulohet se Edinson Cavani nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Paris Saint-Germainit.
Mirëpo, me gjithë thashethemet disamujore, l'Equipe raporton se sulmuesi mund të vendosë që ta vazhdojë karrierën në Parc de Princes.
Klube të shumta kanë shprehur interesim për futbollistin uruguaian, ndërsa së fundmi ai është lidhur me Newcastle United, klub që do të ketë pronarë të pasur.
Por, tash gjasat për qëndrimin e 33-vjeçarit te PSG janë shumë të mëdha në krahasim me muajin janar kur dukej e sigurt se do të largohej, ndërsa në fund qëndroi.
Cavani është pjesë e kampionit francez që nga viti 2010 kur u transferua nga Napoli, fillimisht si huazim, pastaj si transferim i përhershëm. /Telegrafi/


