Please enter at least 3 characters.

Me fitoren ndaj Ajaxit, tani tifozët shqiptarë të Unitedit kanë shans jetësor për të shikuar Djajtë e Kuq nga afër (Video)

2017/05/DAnv6oVXYAIrMSX.jpg

Fitorja e Manchester Unitedit ndaj Ajaxit në finale të Ligës së Evropës gazoi tej mase tifozët e Djajve të Kuq, posaçërisht ata shqiptarë që jetojnë në Ballkan.

E gjitha kjo pasi me këtë rast klubi anglez ka siguruar Supërkupën e Evropës që do të luhet në Shkup.

Dhe kjo është një mundësi e madhe për tifozët shqiptarë për të parë Unitedin nga afër.

Superkupa do të luhet me 8 gusht të 2017 në stadiumin ‘Philip II Arena”.

Ndërsa kundërshtari i Man Utd do të jetë fituesi i ndeshjes në finale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit. /Telegrafi/