ME DRITË TË SHUAR
03/11/2018
Poezi nga: Ezra PoundPërktheu: Faslli Haliti
Kthehu tek ëndrrat e vjetra
Që kjo bota jonë të mos humbë guximin
Me dritë të shuar
Duaje ëndrrën tënde
Duke përbuzur çdo dashuri inferiore,
Duaj erën
Dhe kujtohu këtu
Që vërtet vetëm ëndrrat mund të jenë
Prandaj, unë nisem në ëndërr, që të t’arrij.


