Please enter at least 3 characters.

Me Buffonin në portë dhe Neymarin protagonist, PSG e nis mbarë sezonin e ri

2018/08/Neymarrrr.jpg
230:"PARIS, FRANCE - NOVEMBER 22: Neymar of PSG during the UEFA Champions League group B match between Paris Saint-Germain and Celtic FC at Parc des Princes on November 22, 2017 in Paris, France. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Paris Saint-Germaini e ka nisur me fitore edicionin e ri në kampionatin francez, Ligue 1. Në ndeshjen e parë sezonale, kampioni në fuqi luajti kundër Caen, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 3-0.

Pas një topi të dhënë keq nga portieri mysafir, Christopher Nkunku asistoi te Neymar, i cili e zhbllokoi rezultatin (10').

https://www.dailymotion.com/video/x6rwcj9

Nikoqirët e realizuan edhe golin e dytë në pjesën e parë. Angel di Maria u tregua fantastik në krahun e djathtë dhe pasoi te Adrien Rabiot, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte në portën e zbrazët (35').

Me epërsinë e dyfishtë të parisienëve, skuadrat shkuan në pushim, pasi në minutat e mbetura të fraksionit të parë nuk pati ndonjë rrezik të madh në asnjërën portë.

https://www.dailymotion.com/video/x6rwdco

Di Maria vazhdoi të krijonte raste në gjysmën e dytë, ndërkohë që PSG e kontrollonte lojën dhe e ruante avantazhin.

Pas një gabimi të portierit Brice Samba, Timothy Weah nuk e pati të vështirë ta shënonte edhe golin e tretë të vendasve (89').

https://www.dailymotion.com/video/x6rwfat

Kylian Mbappe e Edinson Cavani nuk u paraqitën në këtë ndeshje, ndërsa portieri legjendar Gianluigi Buffon startoi nga minuta e parë në portën e PSG-së. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)