Please enter at least 3 characters.

Më 12 shtator, Prishtina bëhet qendra e partneriteve të reja tregtare Kosovë - Turqi

Prishtina do të bëhet qendra e biznesit rajonal, të premten, 12 shtator 2025, kur mbi 10 industri turke do të paraqiten në një mision tregtar unik, duke ofruar takime të drejtpërdrejta me kompanitë e Kosovës.

Ky është një rast i parë qe Organizata e Eksportuesve të Metaleve të Stambollit (İDDMİB) viziton Kosovën, një pjesëmarrje, kaq të gjerë industrish, event i cili pritet të krijojë ura të reja bashkëpunimi dhe të zgjerojë horizontet tregtare të vendit.

Për bizneset vendore, kjo ngjarje nuk është vetëm një takim pune - është një platformë për të hyrë në rrjete të reja, për të përfituar nga teknologjitë bashkëkohore. për nisma e bashkëpunime afatgjata.

Takimet B2B ofrojnë qasje të drejtpërdrejtë në kompani serioze turke që operojnë në sektorë strategjikë si ndërtimi, materialet e ndërtimit, produktet e hekurit dhe aluminit, automotivi, veglat e punës dhe prodhimi industrial, energji, etj.

Pjesmarrja në Misionin Tregtar dhe Takimet Bilaterale, është e hapur për të gjithë kompanitë dhe tregtarët e këtyre industrive!

- e Premte, 12 Shtator 2025

- Ora 10:00 - 18:00

- Hotel EMERALD, Prishtinë (Salla Beethoven)

Regjistrohu ose merr informacion në b2b-kosova.com.

Aktiviteti mbahet dhe organizohet nën koordinimin e Ministrisë së Tregtisë së Turqisë dhe Shoqatës së Eksportuesve të Metaleve të Stambollit (İDDMİB).

Në mesin e pjesëmarrësve do të jenë Ambasadori i Turqisë në Kosovë, SH.T. Z. Sabri Tunç ANGILI, delegacioni i lartë i İDDMİB, si dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit të Kosovës.

Prania e tyre, dhe shkalla e këtij aktiviteti, tregon rëndësinë që ka ky event në ndërtimin e marrëdhënieve më të afërta dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike.

Me rrjetin e saj prej mbi 8,000 kompani anëtare dhe një histori të gjatë suksesi në mbi 150 tregje ndërkombëtare, İDDMİB synon që përmes këtij misioni të forcojë jo vetëm bashkëpunimin tregtar, por edhe zhvillimin ekonomik përmes partneriteteve të qëndrueshme dhe afatgjata.

Prej vitit 1986 İDDMİB luan një rol kyç në rritjen e qëndrueshme ekonomike të Turqisë dhe partneritetet ndërkombëtare.

true