Please enter at least 3 characters.

McTominay nënshkruan kontratë të re afatgjate me Unitedin

2020/06/ScottMcTominay-1-e1592904654594.jpg
303:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 08: Scott McTominay of Manchester United celebrates after he scores his sides second goal during the Premier League match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on March 08, 2020 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi ka bërë të ditur se Scott McTominay ka nënshkruar kontratë të re, e cila do ta mbajë në Old Trafford deri në vitin 2025.

23-vjeçari, i cili rrjedh nga Akademia e Djajve të Kuq është pjesë e klubit që nga viti 2012, ndërsa para tre vitesh debutoi për ekipin e parë dhe ka regjistruar 75 paraqitje deri më tani duke i shënuar gjashtë gola.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Scott McTominay ka nënshkruar kontratë të re, e cila do ta mbajë te klubi deri në qershor 2025, me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit”, thuhet në njoftimin e klubit.

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Jam shumë i lumtur që e kam nënshkruar këtë kontratë dhe që do të jem pjesë e të ardhmes së kësaj skuadre”.

“Gjithçka që kam dashur është Unitedi dhe shpresoj që pasionin tim për klubin ta shfaq sa herë që dal në fushë”, ka deklaruar mesfushori skocez për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/