Please enter at least 3 characters.

McGregor tregon se çfarë i tha Mayweatherit pas raundit të parë

2019/05/GettyImages-841249228-e1558509805831.jpg
231:"LAS VEGAS, NV - AUGUST 26: (L-R) Conor McGregor throws a punch at Floyd Mayweather Jr. during their super welterweight boxing match on August 26, 2017 at T-Mobile Arena in Las Vegas, Nevada. (Photo by Sean M. Haffey/Getty Images)
12:"Getty Images

Conor McGregor është duke e kërkuar një ripërballje me Floyd Mayweather, dy vjet pas humbjes së pësuar në debutimin e tij në boks.

Luftëtari i UFC-së ka analizuar boksierin amerikan nga dueli i tij i parë, duke thënë se ai kishte arritur shpejtë t’i mësonte teknikat tjera që nuk i përdor në boks, por edhe që ka krijuar një respekt të madh për të.

“Floyd Mayweather është i njohur për stilin e tij për t’u mbrojtur dhe mënyrën se si lufton. Ai e lë një dorë nën gjoks dhe njërën para fytyrës, ai i mbron gjuajtjet me duart e tij”, ka thënë McGregor.

Conor McGregor vs Floyd Mayweather (Foto Sean M. Haffey/Getty Images/Guliver)

“Ai është i tërhequr paksa dhe nuk di të luftojë me këmbë, për atë edhe isha përgatitur, pasi i kam përcjell disa meçe të tij”.

“Pastaj ne u futëm në ring, isha duke e sulmuar në raundet e para. Të jem i sinqertë, kam shkuar në qoshin tim dhe i thash ‘është shumë e lehtë’. Ajo që ndodhi në raundet e fundit ishte më e ditur. Ishte përgatitur më shumë fizikisht dhe ishte në kategorinë e tij”, ka shtuar më tej irlandezi.

Ai ka thënë më tej se i ka premtuar Mayweatherit një përballje në tetëkëndësh (kafaz) dhe mbeten afër marrëveshjes për ta organizuar meçin. /Telegrafi/