Please enter at least 3 characters.

Mc Kresha sjell “Erën” në versionin rep (Video)

2016/01/kresha.jpg

Mc Kresha ka publikuar videoklipin e fundit për këtë vit.

“Era” titullohet projekti më i ri i reperit kosovar, të cilin e ka publikuar disa çaste më parë.

Gjersa për një pjesë të tekstit të këngës është përkujdesur vetë reperi, pjesën e refrenit këngëtari mitrovicas e ka huazuar nga kënga e bendit legjendar, Gjurmët, Era.

Për videon e këngës është kujdesur produksioni Pinkmoon Creative, ndërsa kënga është regjistruar në studion gjermane Press Play, Beefhaus. /Telegrafi/