Please enter at least 3 characters.

Mbyllet për qarkullim rruga “Skënder Mulaku” në Komoran

Komuna e Drenasit ka njoftuar se rruga “Skënder Mulaku” në Komoran 3 do të jetë e mbyllur për qarkullim deri në orën 18:00, për shkak të punimeve në rregullimin e rrugës.

Sipas njoftimit, mbyllja e përkohshme e rrugës është bërë me qëllim të zhvillimit sa më të lehtë dhe të sigurt të punimeve.

Komuna ka bërë të ditur se punimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e kësaj zone.

Qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të punimeve./Telegrafi/