Please enter at least 3 characters.

Mbyllet një lokal në Tetovë, nuk ka respektuar masat kundër coronavirusit

2020/04/Policia-e-Maqedonise.jpg

Mbrëmë (24.01.2021) diku rreth orës 22:30 minuta, policia në Tetovë ka arrestuar 59 vjeçarin SH.I. objekti i të cilit (çajtorja) në rrugën “Lenini” në Tetovë ka punuar pas orarit të lejuar dhe në të kanë qëndruar 5 persona.

Ai është ndaluar në Stacionin policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate në pajtim me nenin 206 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/