Mbyllet “Doni-Farm”, në Pejë
19/01/2011
Në vendngjarje kanë dalë inspektorët për produkte medicinale dhe farmaceutike të Ministris se Shëndetësisë (MSH), dhe njësiti i doganave, të cilët kanë bërë konfiskimin e mallrave dhe produkteve medicinale, mallra këto që nuk posedonin dokumentacion mbi prejardhje dhe gjithashtu nuk kishin as banderola.
Sasia e mallit të konfiskuar është rreth 79 (shtatëdhjetë e nëntë) lloje të barërave.
Lidhur me këtë rast do të hapet procedurë e kundërvajtjes doganore dhe pas kësaj do të përcaktohet vlera e mallit të konfiskuar, ndërkohë që sektori kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit do të bëjë hetime të detajuara për zhvillimin e procedurës penale. /Telegrafi/


