Please enter at least 3 characters.

Mbrojtja akuzon Turkoviqin se ka tentuar ta vriste disa herë Kelmendin

2016/01/mbrojtja-akuzon-turkoviqin-se-ka-tentuar-ta-vriste-disa-her-euml-kelmendin_hd.jpg

Përmes pyetjeve të tërthorta, mbrojtja e Kelmendit në seancë është munduar të shpërfaqë detajet dhe prapavijën, që dëshmojnë se burri i Turkoviqit kishte tentuar disa herë ta vriste Kelmendin.

Zijad Turkoviq është dënuar me 40 vjet burg nga një gjykatë në Bosnjë-Hercegovinë, në nëntor të vitit 2013 për udhëheqjen e një grupi të krimit të organizuar që ishte përgjegjës për disa vrasje, kontrabandë të drogës si dhe kryerjen e disa vjedhjeve.

Madje, ai në njërën prej seancave gjyqësore të mbajtura në Bosnjë kishte thënë se kishte provuar ta vriste Kelmendin.

Megjithatë, dëshmitarja Turkoviq ka mohuar që burri i saj të ketë lidhje me përpjekjet për vrasje të Kelmendit.

Në shumicën e kohës ajo ka kundërshtuar, duke ia rikujtuar trupit gjykues dhe mbrojtjes se ka ardhur të dëshmojë kundër Kelmendit, e jo kundër burrit të saj. /koha/