Mbrojtësi me më së shumti asistime në Francë, City e Arsenal vihen pas Lalas
04/05/2019
Kenny Lala është njëri nga mbrojtësit më të mirë këtë edicion në Ligue 1.
Mbrojtësi i krahut të djathtë që po aktivizohet me Racing Strasburg ka shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit francez.
Në 30 ndeshje të zhvilluara, Lala ka shënuar katër gola dhe ka bërë nëntë asistime këtë edicion.
Falë kësaj forme fantastike, Lala është bërë objektiv i dy skuadrave të mëdha angleze Manchester City dhe Arsenal.
Gjithsesi për mbrojtësin interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat gjermane Borussia Dortmund dhe RB Leipzig. /Telegrafi/


