Mbesin pa ujë disa lagje në Prishtinë
28/08/2025
Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina", ka njoftuar se si pasojë e një defekti, disa lagje në kryeqytet do të mbesin pa ujë.
Në njoftim thuhet se ndërprerje të ujit do të ketë deri në sanimin e problemit.
"Ju njoftojmë se për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën Tirana: do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit. Pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë: Rruga 'Tirana', Rruga 'Vicianum', Rruga 'Bashkim Fehmiu' Një pjesë e lagjes Dardania. Një pjesë e lagjes Kalabria", thuhet në njoftim./Telegrafi/


