Mbappe rendit gjashtë futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, Messi mbetet i dyti
Kylian Mbappe ka zbuluar renditjen e tij personale të futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur Pelé në vendin e parë, përpara Lionel Messi.
Sulmuesi francez, i cili në Botërorin 2026 u bë golashënuesi më i mirë në historinë e turneut me 22 gola, mori pjesë në një sfidë të organizuar nga YouTuberi Fiago, ku duhej të rendiste gjashtë legjenda të Kupës së Botës pa e ditur paraprakisht emrin e radhës që do t’i shfaqej.
“Në Kupën e Botës kam bërë më shumë se Platini”
Mbappe e vendosi në vendin e gjashtë legjendën franceze Michel Platini, duke argumentuar se ndikimi i tij më i madh ishte në Kampionatin Evropian. Në pozitën e pestë ai renditi veten.
“Në Kupën e Botës kam bërë më shumë se Platini”, u shpreh sulmuesi i Real Madridit.
Në vendin e katërt u rendit Zinedine Zidane, heroi i Francës në triumfin e Botërorit 1998.
Pozita e tretë iu takoi legjendës argjentinase Diego Maradona, i cili udhëhoqi Argjentinën drejt titullit në vitin 1986.
Pele përpara Messit
Për dy vendet e para, Mbappe zgjodhi dy emrat që konsiderohen gjerësisht si më të mëdhenjtë në historinë e futbollit.
Në vendin e dytë ai renditi Lionel Messin, kampion bote me Argjentinën dhe një nga lojtarët më dominues në historinë e turneut.
Megjithatë, në krye të listës francezi vendosi Pelén, i vetmi futbollist që ka fituar tre Kupa Bote (1958, 1962 dhe 1970).
Sipas Mbappes, ky sukses unik e bën brazilianin futbollistin më të madh që ka luajtur ndonjëherë në skenën më të madhe të futbollit. /Telegrafi/
Kylian Mbappé Ranks World Cup Legends!www.youtube.com


