Please enter at least 3 characters.

Mbahet ankandi i parë i letrave me vlerë për vitin 2019

2017/06/auto_500-euro-1024x576-650x3581474818561-e1497615413427.jpg

Ministria e Financave njofton se më 23 janar 2019 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2019.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet dy vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

"Investimi në obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, përcjell Telegrafi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, Ministria e Financave thotë se duhet të kontaktohet ndonjëra nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/