Please enter at least 3 characters.

Mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2019

2017/10/euro-cash-many-euro-banknotes-of-different-values-euro-cash-background_1391-1366.jpg
149:"Euro cash. Many Euro banknotes of different values. Euro cash background. pile of paper euro banknotes as part of the united country's payment system

Ministria e Financave njofton se më 18 prill 2019 do të mbahet ankandi i gjashtë me radhë për vitin 2019.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

"Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/