Please enter at least 3 characters.

Matthias Conrad përmbyll mandatin si zëvendës Shef i Misionit në ambasadën gjermane – Christian Böttcher merr detyrën

Pas tre vitesh të mbushura me angazhim diplomatik, ndikim të thellë dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet dhe qytetarët e Kosovës, Matthias Conrad, Zëvendës Shefi i Misionit në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, i jep fund mandatit të tij në Kosovë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se Conrad ishte një zë i respektuar në dialogjet politike dhe ekonomike, një lojtar i përkushtuar i ekipit dhe një burim i vazhdueshëm mençurie.

“Matthias ka qenë thjesht një shtyllë në ambasadën tonë në Prishtinë. Jashtë fushës diplomatike, ai ishte po aq aktiv – fjalë për fjalë – sa një lojtar futbolli i apasionuar i cili solli energji të madhe si në ndeshjet tona ashtu edhe në misionin tonë”.

Sipas postimi bëhet e ditur se në zëvendës Shef i Misionit tashmë do të jetë Christian Böttcher.

“Duke shërbyer si Zëdhënës dhe Drejtor i Kulturës, Shtypit dhe Komunikimit gjatë dy viteve të fundit, Christian nuk është i panjohur me Kosovën ose me ekipin tonë.

Dhe kur ai nuk është i angazhuar në diplomaci, ka të ngjarë ta gjeni duke eksploruar peizazhet mahnitëse malore të Kosovës gjithmonë i etur për të zbuluar më shumë nga ky vend i bukur”, thuhet ndër të tjera në postim. /Telegrafi/